Mitrovica ia merrë pesë lojtare Hajvalisë

Klubi i Futbollit Mitrovica, vazhdon të transferojë lojtare nga rivali kryesor për titull kampioni, Hajvalia.

Ardhja e fundit në këtë klub është Liridona Syla, lojtare e Përfaqësueses së Kosovës.

“E kemi transferuar Liridona Sylën, derisa ditë më parë kemi marrë edhe katër lojtare tjera: Agensa Rexha, Agnesa Gashi, Nora Selmani dhe Mirlinda Dragusha”, tha kryetari i klubit të Mitrovicës, Hajrullah Haxhiu, për Gazetën Olle.

Mitrovica dhe Hajvalia garojnë për titullin e kampionit në Kosovë, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve.