Lojtarët bojkotuan Prishtinën, ajo luajti me lojtarë tjerë!

FC Prishtina në futsal bëri një veprim të jashtëzakonshëm, vetëm e vetëm që ta luajë ndeshjen gjysmëfinale me Feniksin.

Të gjithë lojtarët e ekipit, bojkotuan ndeshjen, shkaku i paknaqësive ndaj drejtuesëve të klubit.

Mirëpo, drejtuesit e klubit u mobilizuan duke marrë lojtarë që nuk ishin pjesë e ekipit, i regjistruan dje dhe e luajtën takimin me Feniksin, të cilin e humbën 6:2.

Madje, Gazeta Olle, mëson se përkrahë lojtarëve të rinj, ishte edhe trajneri Huar Morina, i cili iu kthye futsallit pas një kohe të gjatë.