Llapi bënë goditjen e radhës, transferon Gentrit Begollin (FOTO)

Llapi vazhdon të befasojë duke transferuar lojtarë të shumtë.

Këtë herë ‘goditja’ e tyre quhet Gentrit Begolli.

Lojtari që u nda për herë të parë nga Prishtina javën e kaluar, ka konfirmuar transferimin tek skuadra e trajnerit, Tahir Batatina.

“Arsyeja pse zgjodha Llapin është se ka një ekip me lojtarë cilësor. Është ekip në ngritje në vitet e fundit dhe se ambiciet e tyre janë dala në garat evropiane”, ka thënë Begolli për Gazetën Olle.

Lajmi është bërë publik edhe nga faqja zyrtare e Llapit.

“Mirësevjen Gentrit Begolli në vendlindjen e paraardhësve tuaj! Edhe zyrtarisht Gentrit Begolli është pjesë e Llapit. Sulmuesi i krahut ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin tonë dhe do mbroj ngjyrat bardhekaltër në sezonin e ri. Begolli sezonin që lamë pas ishte pjesë e FC Prishtinës, ndërsa i bashkohet Llapit për të dhënë kontributin e tij drejt arritjes së objektivave të klubit së bashku me futbollistët tjerë”, shkruan Llapi, raporton Gazeta Olle.

Llapi ditë më parë transferoi edhe Mentor Zhdrellën dhe Leart Eminin, duke treguar se edhe këtë herë do të jetë kandidat për trofe.

gentribegolli

gentrit begolli begolli Begolli begolli