Llapi arrin marrëveshje me lojtarin e Gjilanit

Llapi ka gjetur forcën për t’u mobilizuar dhe menjëherë ka bërë gati “goditjen” e parë në afatin kalimtar të verës.

Është Ilir Blakqori, i cili do të rikthehet sërish në “shtëpinë e vet”.

Mbrojtësi i majtë i Gjilanit, pas ndarjes me klubin kuqebardhë, ka arritur marrëveshje me Llapin, mëson Gazeta Olle.refer genc nuza llapi

FB_IMG_1496446795089

Lojtari edhe më heret ka luajtur me Llapin, madje nga kjo skuadër, verën e kaluar kaloi tek Gjilani.

Blakqori ishte njëri prej më të mirëve në në rolin e tij në Superligë për edicionin a kaluar.

 

Ai në janar i ishte bashkuar Prishtinës, por Gjilani nuk ia dha fletëlëshimin.

Llapi pritet që gjatë verës, krahas Blakqorit rë rikthejë edhe lojtarë tjerë llapjan në skuadër.

ilir blakqori