Fitojnë Prishtina dhe Feronikeli, Flamurtari me 3 pikë të plota nga Gjilani

Kanë përfunduar tri nga 4 ndeshjet e ditës së sotme.

Feronikeli ka arritur ta mposhtë Llapin në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 3 me 1 në të mirë të djelmoshave të Zekirija Ramadanit.

Në Gjilan, Flamurtari arriti ta ritkhejë rezultatin në pjesën e dytë pas disavantazhit në të cilin u gjend pas përfundimit të pjesës së parë.

Flamurtari arriti ta fitoj ndeshen ndaj Dritës me rezultat 1 me 2.

Ndërkohë ndeshja e vetme pa fitues ishte ajo në Drenicë mes Drenicës dhe Ballkanit që përfundoi 1 me 1.

Edhe Prishtina ka arritur të shënoj fitoren e radhës ndaj Trepçës 89 dhe kështu ndeshja e fundit mes Feronikelit dhe PRishtinës do ta vendos kampionin për këtë edicion.

LIVE

Llapi – Feronikeli 1:3

Përfundon ndeshja!

72′ Behar Maliqi godet nga largësia mirëpo pret Troshupa.

62′ GOOOL GOOOL Kastriot Rexha u shërbye mjaftë mirë nga Yll Hoxha, dhe pa ndonjë problem e godet topin me kokë dhe shënon golin e tretë!

55′ GOOOL, GOOOL Mendurim Hoti pas depërtimin nga e majta arrinë të shënoj golin e dytë!

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

20′ GOOOL, GOOOL, Festim Alidema shënon nga penalltia!

19′ Penallti për skuadrën llapjane.

17′ GOOL, GOOL, Arbër Prekazi shënon me kokë pas asistimit të Yll Hoxhës

10′ Astrit Fazliu pasi pranon një top nga Kastriot Rexha gjuan me të majtën me topin që shkon pranë shtylles pingules.

08′ Ahmed Januzi (Llap) gjuan brenda zonës, por vetëm qëndrore goditja e tij që përfundon në duart e Deniz Troshupës.

01′ Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Llapi: Ademi, Blakçori, Sinani, Prençi, Idrizi, Namani, Maliqi, Zhdrella, Alidema, Hyseni, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina.

Feronikeli: Troshupa, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Hoti, Dabiqaj, Morina, Silva, Rexha, Faziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

LIVE

Prishtina – Trepça 89 3:0

Përfundon ndeshja

90+ GOOOL, GOOOL Mario Morina shënon golin e tretë për skuadrën e tij!

68′ GOOL, GOOOl Khalid dyfishon epërsinë e Prishtinës

48′ GOOOL GOOOL Mankenda arrinë ta gjejë golin e parë për skuadrën e tij.

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

35′ Pefqeli godet por në momentin e fundit devijohet goditja e tij!

28′ Herman godet shtyllën nga afërsia.

15’ Armend Thaqi (Pri) harkon nga e djathta, por Mankenda nga afërsia nuk e dërgon topin në rrjetë

12′ Gauthier Mankenda (Pri) gjuan mbi portë.

Ndeshja ka filluar me 10 minuta vonesë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

01′ Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bektehsi, Dallku, Bashiru, Mustafa, Ahmeti, Mankenda, Pefqeli, Khalid, Kryetrajner: Mirel Josa.

Trepça ’89: Beqiri, Pira, Basriu, Kaqiku, Muja, Maloku, Hoti, Avdyli, Hyseni, Traore, Herman. Kryetrajner: Sabit Osmani

Image may contain: text

 

LIVE

Drita – Flamurtari 1:2

Përfundon ndeshja!

65′ GOOL, GOOOL, Agron Bruqi arrinë të shënoj golin e dytë për skuadrën nga Prishtina.

60′ Goool. Shend Kelmendi (Fla) ka barazuar rezultatin e ndeshjes pas një gjuajtje të sakt brenda zonës, 1-1.

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

20′ GOOL, GOOL, qendërsulmuesi  Klajdi Burba (Dri) ka realizuar brenda zonës.

08′ Alban Shillova shmang mirë gardianin vendas, por golin ia mohon Livoreka duke ia larguar topin nga vija e portës!

03′ Haliti asiston mirë për Krasniqin, por i fundit godet jashtë portës!

01′ Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Drita: Ramadani, Livoreka, Berisha, Gerbeshi, Haliti, Shaqiri, Mustafa, Krasniqi, A. Mustafa, F. Krasniqi, Burba. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.

Flamurtari: Neziri, Maxhun, Granchov, Quansah, Dumani, Burqi, Boshnjaku, E.Krasniqi, Kelmendi, Shillova, Ibrahim. Kryetrajner: Arsim Thaçi

No photo description available.

 

LIVE

Drenica – Ballkani 1:1

Përfundon ndeshja

49′ GOL – Barazon Ballkani. Jetmir Topalli shënoi për 1:1.

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

40′ GOOOL, GOOOL, Hysen Tahiri godet dhe shënon për epërsinë e vendasve.

20’ Hysen Tahiri (Dre) në rast të mirë, por në momentet e fundit reagon mbrojtja mysafire.

01′ Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Bejta, Sykaj, Lushtaku, Balde, Thaqi, Mustafa, Dajaku, Uka, Tahiri, Meziu. Kryetrajner: Tahir Lushtaku

Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Berisha, Potoku, Jashari, Adzovic, Baftiu, Muçaj, Ajzeraj, Topalli, Nebiu. Kryetrajner: Gani Sejdiu

Fotot nga Drenica – Ballkani: HILMI VELIU