Kosova pëson humbjen e dytë nga Estonia

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për meshkuj ka pësuar edhe humbjen e dytë brenda katër ditësh nga Estonia.

Të përzgjedhurit e Taip Ramadanit, këtë herë u mundën 27:23, në ndeshjen e kthimit, të luajtur sonte në Talin të Estonisë, shkruan Gazeta Olle.

Humbje ata pësuan edhe në Gjakovë me rezultat 31:17. Ndeshjet ishin të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Loading...