Kosova fton pesë lojtarë të Prishtinës (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës U21, më 12 qershor takohet në ndeshje kualifikuese me Norvegjinë.

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka ftuar pesë futbollistë të skuadrës së Prishtinës, njofton klubi bardhekaltër.

Të ftuar janë dy portierët, Visar Bekaj e Ardit Nika, mbrojtësi Agon Xhaka dhe dy mesfushorët ofensivë apo gjysmësulmuesit, Arbër Hoxha e Blend Baftiu, raporton Gazeta Olle.

KosovaU21

Futbollistët do të jenë të grumbulluar nga data 30 maj.

Kujtojmë që djelmoshat tanë në ndeshjen debutuese me Republikën e Irlandës, pësuan humbje 1:0, pavarësisht lojës së mirë dhe rasteve.

kosovau21-arabiasaudite1

rafetprekazii