Klubet kërkojnë shtyrjen e kampionatit

Shtatë klube të Kategorisë Superiore kanë bërë kërkesë zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit për shtyrjen me një javë të rifillimit të kampionatit.

Shkak për këtë kërkesë është bërë moti i acartë dhe temperaturat shumë të ulta që kanë mbizotëruar gjatë javës së fundit në gjithë vendin.

Federata ka bërë me dije me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook se është duke e shqyrtuar kërkesën e klubeve dhe do të dalë me një vendim së shpejti.

fshf

 

 

loading...