Kjo është “TOP10” e listës së top-shënuesve në Superligën e Kosovës

Xhiro e tretë në elitën e futbollit kosovar është mbyllur dje.

Në gjashtë takime janë shënuar, vetëm 10 gola, shkruan Gazeta Olle.

Në Listën e top-shënuesve vazhdon të prij sulmuesi i Trepçës 89, Ardian Muja me tre gola, së bashku me sulmuesin e Gjilanit, Tomislav Bushic.

Kurse pas tyre vijnë shtatë futbollistë me nga dy gola të shënuar.

Deri më tani në Ipko Superligë, gol kanë shënuar 25 futbollistë të ndryshëm./GazetaOlle