Këto janë 18 përforcimet e Trepçës të paraqitura në FFK

Trepça e la në ditën e fundit dhe ua kaloi të gjithëve sa i përket numrit të kërkesave të paraqitura në Federatën e Futbollit të Kosovës, për regjistrim të lojtarëve.

Mitrovicasit kanë paraqitur hiq më pak se 18 futbollistë, derisa nuk mungojnë edhe lojtarë nga jashtë vendit.

Albianit Ademi (Trepça ’89), Jon Katanolli (Hajvalia), Bajram Zuqaku (Vushtrria), Eroll Miftari (Trepça ’89), Arianit Salihu (Drenica), Geart Latifi (Trepça ’89), Pleurat Hajdini (Trepça ’89), Arianit Krasniqi (Besëlidhja), Enis Jashari (Drenica), Petrit Tahiri (Vushtrria), Ylli Prekopuca (Hajvalia), Labinot Halili (Hajvalia), Ferduinand Ëilson (FC Kickers), Arther Bentil (FC Real Athletico), Moubarack Hambe (FC Caiman De Bonamoussadi), Theo Fodjo (FC Eding Sport De La Lekie Golman), Arebamen Okojie (DP Edo State Football) e Isuf Sejdiu ( i lirë), janë lojtarët e paraqitur nga Trepça, shkruan Gazeta Olle.

Adem Qollakaj, zyrtar i FFK-s për regjistrimin e lojtarëve, tha në emisionin Arena në Tribuna Channe, se asnjëri nga këta lojtarë nuk është transfer zyrtar, deri në kompletimin e dokumentacionit.