Karateistët udhëtojnë sot drejt Serbisë, serbët të bindur se ata nuk do marrin pjesë në evropian

Kombëtarja e Kosovës në karate do të udhëtojë të martën (sot) drejt Novi Sadit të Serbisë, ku do të mbahet kampionati evropian për seniorë.

Kosova do të marrë pjesë me 13 garues, mëson Gazeta Olle.

Mediat serbe kanë shkruar verzione të ndryshme për pjesëmarrjen e karateistëve tanë.

Sipas “novosti.rs”, që thirret në deklarata të zyrtarëve të Federatës Serbe të Karatesë, Kosova nuk do të marrë pjesë në evropian. Sipas tyre ata do të tërhiqen pasi nuk duan të garojnë pa simbole shtetërore.

Ndërkohë, “alo.rs” thekson në burime të saj se karateistët tanë do të garojnë pa simbole shtetërore dhe pa emrin Kosova.

Sidoqoftë, zyrtarët e Federatës së Karatesë së Kosovës kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë kusht dhe do të garojnë me simbolet shtetërore. /Gazeta Olle/