Interesim super i madh për biletat e ndeshjes, Kosovë – Maltë

Jo vetëm për ndeshjen me Ishujt Faroe ishte interesimi i madh për bileta.

Edhe për takimin e së enjtes Kosovë – Maltë, është është i jashtëzakonshëm.

Fotografia e mëposhtme tregon qartë se qindra tifozë janë në pritje për t’i hapur dyert IPKO, e cila nga ora 17:00 do të fillojë me shitjen e biletave, raporton Gazeta Olle.

FFK ka njoftuar dje se biletat për ndeshje do të jenë prej 2 deri në 10 euro, kurse një person mund të blejë më së shumti 5 bileta.

biletat

 

biletat2