Ibër Alaj jep lajmin e vitit për Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll dhe Dardanët

Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, ka dhënë lajmin e vitit për Kosovën në basketboll.

Sipas tij, javën e ardhshme nisin punimet në sallën e vogël të Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

ffk reklama

FIBA ka kërkuar vendosjen e karrigeve shtesë për të plotësuar kushtin FBK, në mënyrë që Kosova t’i luajë ndeshjet kualifikuese në Prishtinë dhe jo jashtë vendit.

“Kosova do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese të botërorit “Kina 2019” në basketboll në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Javën që vjen fillojnë punimet në vendosjen e tribunave teleskopike dhe ulëseve për plotësimin e standardeve FIBA me 2800 ulëse”!, ka shkruar Alaj në Facebook, raporton “GazetaOlle.com”.

alajj

FB_IMG_1509741700041

Kosova ndodhet në grup me Poloninë, Lituaninë dhe Hungarinë.

auto_kastrati_p5pBy1503393005

fiba 1

fiba 2