Kosova U18 kampione e Evropës për Divizionin C

Kombëtarja e Kosovës U18 në basketboll ka shkruar historinë, duke fituar trofeun e parë. Djelmoshat tanë u shpallën kampion të Evropës për Divizionin C.

Kosova mposhti në finale Qipron, me rezultat 73:64, shkruan Gazeta Olle.

Rron Ukaj i Kosovës u shpall MVP i kampionatit.

Kampionati Evropian U18 u mbajt në Prishtinë. Kosova u kualifikua në Divizionin B.