Hajrizi del në stërvitje, Prishtina gati tu kthehet fitoreve

Basketbollisti i njohur dhe ndër më të mirët në Kosovë, Drilon Hajrizi është bashkuar me Prishtinën pas disa javësh zhurmë.

Ai ka zbritur sot në stërvitje me klubin dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e radhës.

Hajrizi në të kaluarën ka luajtur për Trepçën dhe Pejën dy skuadra rivale të Prishtinës.

Ai është pritur shumë mirë nga bashkëlojtarët që së bashku me ta do të mundohet t’ia kthejë shkëlqimin Prishtinës. /olle./