Golden Eagle Ylli i hakmerret Rahovecit

 Golden Eagle Ylli i është hakmarrë Rahovecit për humbjen që ia shkaktoi në fazën e parë të Superligës së basketbollit.

Në përballjen e sotme të luajtur në Palestrën “13 Qershori” në Suharekë, vendasit triumfuan me rezultat 89:77.

Në fillim të ndeshjes Rahoveci ishte më i mirë, por më pasë Ylli tregoi forcën e vërtetë, duke përmbysur rezultatin. /Olle