Gjeraj: Ndaj Feronikelit, luajmë ndeshjen e stinorit

Liria të shtunën zhvillon njërën nga ndeshjet më vendimtare. Prizrenasit janë mysafir të Feronikelit.

Pozita në të cilën ndodhen, bënë që bardhezinjtë të kërkojnë medoemos rezultatin pozitiv.

“Luajmë ndeshjen më të rëndësishme të stinorit. Mobilizimi në skuadër është i madh dhe i gjithëanshëm. Futbollistët, shtabi teknik dhe Bordi janë mobilizuar si asnjëherë më parë. Presim që të dalim me rezultat pozitiv nga kjo sfidë shumë e vështirë”, ka thënë të premten, kapiteni Robert Gjeraj për faqen zyrtare të Lirisë, përcjellë Gazeta Olle.

Liria ndodhet në pozitën e tetë me 33 pikë, dy më shumë se sa Ferizaj, me të cilën po luftojnë për t’iu shmangur barazhit.