Gazetari nga Kosova ia bënë pyetjen e karrierës Shevchenkos, duke e bërë të qesh, ndërhyn zëdhënësi i Federatës

Andriy Shevchenko do ta mbajë gjatë në mendje konferencën për shtyp pas ndeshjes me Kosovën.

Ukraina fitoi 2:0 në Shkodër,dhe disponimi i ish-legjendës së Milanit ishte jashtëzakonisht i mirë.

Pas pyetjeve të gazetarëve ukrainas, zëdhënësi i Federatës së Ukrainës tha se radha është që kosovarët të bëjnë pyetje.

Njëri nga ta ngriti dorën dhe e pyeti Shevchenkon. “Pyetja ime ëshë shumë e thjeshtë. Pas konferencës, a mund të bëjmë një foto së bashku”, pyeti gazetari nga Kosova, shkruan “GazetaOlle.com”.

Përgjigjja e Shevës ishte pozitive. “Natyrisht sa të duash”, tha ai duke qeshur.

sheva

Por, ndërhyrja e zëdhënësit të Federatës prishi atmosferën. “Ju lutem të jeni më serioz në pyetjet tuaja”, ndërhyri ai. Shevchenko u tregua sërish gjentëllmen duke ia kthyer sërish gazetarit. “Mos u brengos, e kemi zëdhënësin shumë serioz”.

Sigurisht se pyetjet tjera ishin më serioze duke e pyetur për cilësitë e Kosovës, për çka ai tha se Kosova në shumë ndeshje ka merituar të paktën barazimin. /Gazeta Olle/

 

Pyetjen e gazetarit dhe përgjigjen e Shevchenkon mund ta gjeni në videon e mëposhtme, minuta 6:33: VIDEO