Franca për herë të dytë kampione e botës (VIDEO)

Franca është kampion i botës për herë të dytë në histori.

Trekolorët mposhtën në finale Kroacinë në një nga ndeshjet finale më të bukura që njeh historia e Kampionatit Botëror.

Ndeshja është dominuar nga ballkanasit, mirëpo francezët ishin më konkret në rastet e tyre duke shfrytëzuar çdo mundësi.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Mario Mandzukic në portën e tij, duke i dhënë Francës epërsinë në minutën e 18-të.

Rezultatin e barazoi, Ivan Perisic me një gol shumë të bukur  që nuk mund ta ndalte portieri Loris.

Në minutën e 38-të, Perisic shkaktoi penallti që në gol e shndërroi Griezmann.

pjesën e dytë  francezët u treguan shumë të rrezikshëm, duke shënuar dy gola nga distanca.

Paul Pogba shënoi golin e tretë në minutën e 59-të, ndërsa Mbappe shënoi golin e katërt në minutën e 65-të.

Kroacia u rikthye në lojë në minutën e 69-të, ku një gabim të Loris e shfrytëzoi shumë mirë Mario Mandzukic.

Ndeshja u mbyll 4:2. Franca për herë të dyte fitoi Kupën e botës.