Florent Hadërgjonaj poston foto, kontabilisti shqiptar nga Amerika ia bënë një ofertë epike (FOTO)

Florent Hadërgjonaj ka mundësi të zgjedh Përfaqësuesen e vendit të vet, Kosovën, para asaj të Zvicrës.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, tha të hënën se janë duke përgatitur dokumentacionin për të, mirëpo përderisa nuk ka konfirmim nga lojtari, atëherë ende nuk mund të thuhet se është zyrtare. Shkak për këtë është pritja e Hadërgjonajt për të marrë ftesën nga Zvicra.

Mbrojtësi i djathtë i Ingolstadit të Bundesligës gjermane, ka postuar të hënën një foto, pa lënë ndonjë koment, por duke shkruar emrin e klubit, Kosovës dhe Zvicrës.

Me këtë rast ai është bombarduar me komentet e shumta të shqiptarëve, të cilët i kërkojnë të luajë për vendlindjen e tij, raporton “GazetaOlle.com”.

Mirëpo, mesazhi epik që ka marrë, është ai i tifozit që jeton në SHBA, Burim Mustafa, që ia ka bërë një ofertë interesante.

“O vëlla sa para kërkon, unë jetoj në Amerikë, betohem që do të mbledh sa të duash vetëm prano luaj për Kosovën, nderoje vendin tënd, shkrujem në privat sa të duash”, është mesazhi i tifozit, në profilin e të cilit shkruan se është kontabilist në New York, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Hadërgjonaj është 21-vjeçar dhe ardhja e tij do ta ndihmonte shumë repartin defansiv të Kosovës.

tifozi