FIFA reagon pas polemikave të Juventusit

Një ndeshje që shkaktoi shumë polemika dhe tension ishte ajo e djeshmja, teksa Real Madridi u kualifikua vetëm falë një penalltie në minutat e fundit ndaj Juventusit, duke shkuar drejt gjysmëfinales me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Në lidhje më këtë temë ka folur edhe presidenti i FIFA-s, Infantino. Megjithëse e ka shmangur një qëndrim në lidhje me ndeshjen e djeshme, ai është shprehur se UEFA duhet të aplikojë VAR-in në respekt të investimeve të hedhura në futboll.

“Ajo që unë gjykoj si të drejtë është se UEFA duhet të fillojë punën për instalimin e teknologjisë në ndeshjet ku është vetë organizatore. Ne kemi besim te arbitrat në fushën e lojës, por teknologjia do të ndihmonte në shmangien e gabimeve njerëzore. Minimalisht, teknologjia do të mbyllte diskutimet apo polemikat e klubeve, pasi do të ndërhynte në kohë. Duhet të respektohen milionat që investohen nga shumë klube”, është shprehur Infantino.