FIBA nominon tre gjyqtarë nga Kosova për Kampionatet Evropiane

Të mërkurën në adresë të Federatës së Basketbollit të Kosovës ka arritur nominimi nga FIBA Evropa për tre gjyqtarët kosovarë, Xhelal Mumini, Daut Mehmeti dhe Dardan Maxhuni, të cilët do të ndajnë drejtësinë në Kampionatet Evropiane të kategorive të reja që do të mbahen gjatë kësaj vere.

Duhet theksuar se që nga pranimi në FIBA në vitin 2015, kjo është hera e parë që gjyqtarët kosovarë nominohen për të ndarë drejtësinë në gara të nivelit të lartë siç janë Kampionatet Evropiane të kategorive të reja, kjo për shkak se vitin e kaluar pikërisht këta tre gjyqtarë janë licencuar nga FIBA.

 

Më poshtë gjeni të bashkëngjitura nominimet:

Xhelal Mumini

Kampionati Evropian U20, Divizioni B, Sofje/Bullgari prej 13 deri më 22 korrik 2018. Pjesëmarrëse janë 22 shtete.

Kampionati Evropian U18, Femrat, Divizioni B, 3 deri më 12 gusht, Oberëart, Gussing dhe Furstenfeld/Austri. Pjesëmarrëse janë 24 shtete.

Kampionati Evropian U16, Femrat, Divizioni B, 16 deri më 25 gusht, Podgoricë/Mal i Zi. Pjesëmarrëse janë 23 shtete.

Daut Mehmeti

Kampionati Evropian U18, Divizioni C, Prishtinë/Kosovë prej 22 deri më 29 korrik. Pjesëmarrëse janë 9 shtete.

Kampionati Evropian U16, Divizioni B, Sarajevë/Bosnje e Hercegovinë, 9 deri më 18 gusht. Pjesëmarrëse janë 24 shtete.

Dardan Maxhuni

Kampionati Evropian U20 Femrat, Divizioni B, Oradea/Rumani, 7 deri më 15 korrik. Pjesëmarrëse janë 12 shtete.

Kampionati Evropian U18 Femrat, Divizioni B, 3 deri më 12 gusht, Oberëart, Gussing dhe Furstenfeld/Austri. Pjesëmarrëse janë 24 shtete.