Fatos Beqiraj transferohet në Izrael

Reprezentuesi malazez, Fatos Beqiraj ka arritur marrëveshje me klubin izrealit, Maccabi Netanya.
30-vjeçari, me prejardhje nga Peja, është larguar nga kampionati belg, përkatësisht nga Mechelen pas rënies në një divizion më të ulët.
Kështu, për t’ju shmangur detyrimeve të larta financiare, Mechelen vendosi ta largojë Beqirajn duke ia shkëputur kontratën.
Maccabi Netanya, sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e pestë, teksa sezonin e ri e ka nisur me një humbje, 0-5 nga Hapoel Haifa.