Fatmir Limaj takohet me presidentin e Barcelonës, e fton ta vizitojë Kosovën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj me ftesë të presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu e ka përcjellë nga afër ndeshjen në mes të Barcelonës dhe Real Madridit.

Limaj përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’, ka bërë me dije se më kënaqësi ka pranuar ftesën, Bartomeut për të përcjellë bashkë këtë ndeshje.

Ai ka bërë me dije se e ka ftuar presidentin Bartomeu për një vizitë në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

limaj-1_1525722799-9217247

“Barcelona është një nga ekipet më me traditë në botë dhe ndihma që do të mund t’i ofronte Kosovës do të ishte e madhe”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.

Kjo është hera e parë që një nga politikanët e Kosovës përcjellë bashkë me presidentin e klubit të futbollit një ndeshje kaq të rëndësishme.

Postimi i plotë i Limajt:

Ishte kënaqësi që me ftesë të presidentit të klubit të futbollit Barcelona, Josep Maria Bartomeu, ta përcillnim bashkë ndeshjen në mes të gjigantëve të futbollit Barcelona dhe Real Madrid.

Z. Bartomeu e njoftova se Kosova ka plot talentë të rinj të futbollit të cilët kanë nevojë për përkrahjen dhe përvojën e klubeve si Barcelona.

Me këtë rast e ftova presidentin z. Bartomeu që në një të ardhme të afërt ta vizitojë Kosovën për t’i parë mundësitë e mbështetjes që klubi i Barcelonës mund t’ua ofrojë talentëve të futbollit të Kosovës.

Barcelona është një nga ekipet më me traditë në botë dhe asistenca profesionale që do të mund t’ua ofronte këtu talentëve, do të ishte jashtëzakonisht e madhe.

Kosova është e bekuar që ka miq gjithandej botës. FL