Eliminohen kampionët e Kosovës

Edhe pse kishte fituar bindshëm ndeshjen e parë, kampioni i Kosovës në hendboll, Besa Famgas nuk ia ka dalur të kualifikohet në rrethin e dytë të Kupës së EHF-së.

Pejanët të dielen mbrëma pësuan me rezultat të thellë, 35:23 nga skuadra turke, Beykoz.

Para një jave në ndeshjen e luajtur në Pejë, Besa fitoi me tetë gola dallim, 29:21.

Në rrethin e parë u eliminua edhe kampionia në  konkurrencën e femrave, Prishtina, që u mund nga Bruehl e Zvicrës.