EKSKLUZIVE: Xhevdet Shabani deponon kërkesën në FFK për shkëputjen e kontratës

Xhevdet Shabani kërkon largimin nga Besa e Pejës. Përforcimi më i madh i pejanëve në afatin kalimtar të verës, ka deponuar kërkesën në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Lajmin është konfirmuar nga zyrtari i FFK-s për regjistrimin e lojtarëve, Adem Qollakaj.

“Xhevdet Shabani ka bërë kërkesën për të shkëputur kontratën me Besën. Ne do të kërkojmë të dhënat edhe nga Besa dhe në janar do të marrim një vendim, në kohën kur nis afati kalimtar”, deklaroi Qollakaj për Gazetën Olle.

Shabani, duket se nuk është i kënaqur me tretmanin tek Besa, dhe kërkon transferimin në ndonjë skuadër tjetër. Ai më parë, ka luajtur me Lepencin, Feronikelin dhe Dritën. /Olle