EKSKLUZIVE: Gënjeshtra e pabesueshme e Llapit, ndodhet në Mitrovicë dhe jo jashtë vendit!

Llapi në Shqipëri. Kjo po që ishte përralla më e bukur e fund-edicionit vërtetë përrallor për klubin e Llapit.

Llapjanët kanë paralajmëruar se do të mbyllen në karantinë jashtë vendit, para finales së Kupës së Kosovës ndaj Besës, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Me këtë pretekst, ata munguan edhe në emisionet televizive në “2 me 1” në RTV 21 dhe në emisionin “Arena” në Tribuna Channel.

18489775_830196587128066_8729704821831077793_o

Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe.

Burime konfidenciale të Gazetës Olle konfirmojnë që Llapi nuk është jashtë vendit, por në Mitrovicë.

Madje, skuadra bardhekaltër po stërvitet në stadiumin “Riza Lushta”, në të cilin do të luhet edhe finalja kundër Besës.

Ekipi ka kryer ushtrimet sot në shtëpinë e 89-shit dhe aty pritet të stërvitet edhe nesër.

17807640_10155115631517243_127383433332285928_o

Ndryshe, sot skuadra ka festuar ditëlindjen e mesfushorit Filonit Shaqiri.

Fotot janë publikuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

18813176_10155286774162243_592560163406444994_n

18700352_10155286774252243_5532865683049420093_n

Futbollistët duken mjaft të lumtur, mbase për faktin se e shohin në horizont 5000 euro-shin, që është premia e premtuar nga trajneri Tahir Batatina në rast të fitores.

Finalja mes Besës dhe Llapit zhvillohet të mërkurën.

Foto: Mërgim Muqolli

besa llapi