Edhe Drenica ankohet për dëmtim në ndeshjen me Dritën (VIDEO)

Pas Trepçës, Llapit e Besës, Drenica është skuadra e radhës që reagon për siç thonë, dëmtimet që iu bënë në ndeshjen e humbur 2:1 nga Drita, takim i luajtur të dielën në Gjilan.

Sipas reagimit të tyre të publikuar në Facebook, ata janë dëmtuar për një penallti dhe një gol të anuluar, që sipas tyre nuk ishte pozitë jashtë loje, raporton Gazeta Olle.

Ata akuzojnë Genc Nuzën, që sipas tyre nuk përdori njësojë rregullat, sidomos për mos përjashtimin e Ismet Munishit.

Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin e Drenicës dhe kronikën e takimit me pamje të Tribuna Channel.