E ofenduan Vokrrin, Vëllaznimi merr një vendim të madh (FOTO)

Një grup i tifozëve të Vëllaznimit të Gjakvoës, kanë ofenduar të premten kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Me këtë rast, Komisari i Garave i FFK-së, ka ngritur procedurë disiplinore ndaj Vëllaznimit.

Por, klubi kuqezi ka marrë një vendim shembull për të gjithë.

Ata kanë dënuar koret e tifozëve të tyre.

“Klubi i futbollit “Vëllaznimi“ ndihet i zhgënjyer me tifozët e tyre “Grupi 1927″ në ndeshjen e fundit të zhvilluar të premten ndaj SC Gjilani, ku disa persona të pa ndërgjegjshëm fyen me fjalë më të ulëta kryetarin e FFK-së”, shkruan në komunikatën e Vëllaznimit, raporton “GazetaOlle.com”.

vellaznimi

“Andaj , Klubi i futbollit “Vëllaznimi“ dhe kryesia e klubit kërkojnë falje, ju premtojmë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në të ardhmen”, shkruan në fund të komunikatës.

Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Gjilanit u mbyll pa fitues, 0:0.

vellaznimi2 vellaznim samir sahiti vellaznimi drita vellaznimi gjakove