Drita ndahet në dysh

Temperaturat e ulëta që kanë kapluar vendin tonë, kanë bërë që klubi gjilanas, Drita, të ndahet në dysh.

Gjysma e skuadrës është duke stërvitur në Gjilan, kurse gjysma tjetër në Prishtinë.

Lojtarët nga Prishtina, si Alban Dragusha, Erdin Hashani, Viktor Kuka, Qëndrim Sejdiu, etj, janë duke u stërvitur në fushën e SHF Vigani në Mati 3 (ish-Matiqan) të Prishtinës. Me ta është edhe trajneri Ismet Munishi, shkruan Gazeta Olle.

Pjesa tjetër po stërvitet në stadiumin e qytetit në Gjilan.