Drita kërkon ish super mbrojtësin e kampionatit shqiptar

Drita vazhdon të kërkojë lojtarë për Ligën e Kampionëve dhe edicionin e ri të Vala Superligës.

Gazeta Olle ka mësuar lojtarin e radhës që gjilanasit po synojnë ta sjellin në Gjilan.

Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin kamerunas të Luftëtarit, Edy Nicolas Boyom.

Kamerunasi u largua para një viti nga Luftëtari, por la gjurmë të një qendër mbrojtësi me nivel të lartë.

Ai sezonin e kaluar luajti me Al Watani të Arabisë Saudite, derisa karrierë ka bërë edhe tek Ael Limasol e Qipros.

Boyom i ka kërkuar 4 mijë dollarë në muaj Dritës, shumë e pakapshme për kampionët. /Gazeta Olle/