“Drenica me katër përforcine cilësore”

Trajneri i Drenicës, Fadil Rama, ka folur në lidhje me afatin kalimtar të janarit.

Ai ka zbuluar dy synimet e mëdha: ruajtjen e lojtarëve që kanë dhe sjelljen e tri-katër përforcimeve cilësore, me të cilët janë në bisedime.

“Jemi duke bërë përpjekjet e duhura që të jemi sa më të gatshëm për stinorin që vjen. Në takimet tona me kryesinë e klubit është analizuar dhe shqyrtuar situata brenda ekipit, duke pasur parasysh se nuk na lejon komoditet pozita në të cilën gjendemi. Kam kërkuar që në fillim të ruhet përbërja e tanishme e lojtarëve, dhe të përforcohemi me dy apo tre lojtarë, telë cilët do të përfshihen në të trija repartet”, ka thënë Rama për Gazetën Olle.

“Kryesia me seriozitetin më të madh i është qasur situatës dhe është në fazën përfundimtare, marrëeshja është shumë afër dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tyre. Emrat e tyre nuk mund t’i zbulojmë për momentin, e që bëhet fjalë për 3-4 lojtarë shumë cilësor, të cilët vijnë nga kampionati ynë”, shtoi trajnerj drenicas.

Sipas tij, Drenicën e pret punë e madhe në pranverë, pasi do të luftojnë edhe në DigitAlb Kupë. /Olle