Drejtuesit e FFK-së udhëtuan në Cyrih, nesër takimi me Infantinon

Me ftesë të presidentit të FIFA-s z. Gianni Infantino, sot presidenti Agim Ademi bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu, kanë udhëtuar për në Cyrih, për takim me të parin e shtëpisë botërore të futbollit, thuhet në njoftimin e FFK-së, raporton Gazeta Olle.

Takimi do të zhvillohet nesër më 27 shtator në selinë e FIFA-s dhe fillon nga ora 13.30. Para nisjes nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, presidenti Ademi tha se ftesa nga i pari i FIFA-s është shumë domethënëse për mua dhe FFK-në, pasi shpreh respektin dhe mbështetjen që FIFA e ka për neve.

“Ndaj unë bashkë me sekretarin Salihu do të shfrytëzojmë rastin ta falënderojmë për mbështetje dhe njëherësh do të kërkojmë përkrahje edhe më të madhe përmes projekteve për zhvillimin dhe përparimin e mëtutjeshëm të futbollit në Kosovë, duke marrë për bazë nevojat tona”, theksoi Ademi.