Diçka qesharake ndodhi në mbrëmjen e Laureatëve të Vitit

Federata e Futbollit të Kosovës ka organizuar ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2017.

E në ndarjen e mirënjohjeve për bashkpunëtorët, ka ndodhur diçka interesante, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Tri mirënjohjet e para ishin për TEB Bankën, Malësia Reisen dhe VALA-n.

Mirëpo, asnjëra nga këto kompani, nuk kishin dërguar përfaqësuesit e tyre.

Kësisoj, sekretari Eroll Salihu mbeti në pritje të mirënjohjeve tjera për t’iu ndarë bashkpunëtorëve.

Ceremonia po mbahet në “Emerald”. /Gazeta Olle/