Çka po ndodh me Bylbyl Sokolin, pse nuk po e nis punë tek Vllaznia?

Bylbyl Sokoli ende nuk e ka nisur punën te Vllaznia e Pozheranit.

Përkundër konfirmimit të marrëveshjes nga drejtusit e klubit nga Pozherani, trajneri i mirënjohur ende nuk ka dalë në stërvitje.

Kanë mbetur edhe katër ditë kur Vllaznia do të luajë ndeshjen e radhës me Drenicën.

“GazetaOlle.com” mëson se trajneri është në biseda të vazhdueshme me drejtuesit e klubit për të gjetur ndonjë përforcim të mbetur të lirë nga afati kalimtar i verës, si dhe duke kërkuar një ndihmës trajner.

Nëse Sokoli nuk nis punën, atëherë Vllaznisë i duhet ta gjejë një trajner me licencë për të drejtuar skuadrën me Drenicën.

Kujtojmë që  Bekim Isufi u largua javën e kaluar nga posti i trajnerit. Vllaznia renditet e fundit në Vala Superligë me vetëm katër pikë.

 

bylbyl sokoli

llapi vllaznia