Begolli e nis zejen e trajnerit me fitore dhe dedikim të veçantë

Granit Begolli ka debutuar me fitore si traner i juniorëve të Llapit.

Skuadra e tij e mposhti Vëllaznimin në Podujevë me rezultat të thellë, 5:2.

Begolli është shprehur i lumtur për këtë fitores, teksa ka edhe një dedikim.

“Kjo fitore shkon per babin qe sot e feston ditlindjen e 58”, ka shkruar Begolli në facebook.

Graniti më parë ishte ndihmës trajner i Ferizajt dhe Llapit tek seniorët, ndërsa si futbollist ka luajtur me Prishtinën.