Bayerni rikthehet në krye, Leipzig pëson humbjen e parë (VIDEO)

Bayern Munich ka arritur një fitore tejet të vlefshme në shtëpi ndaj Wolfsburgut.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë mposhti ‘ujqit’ me rezultat të thellë 5-0, duke treguar një lojë fantastike.

Nga fillimi i ndeshjes bavarezët ishin më këmbëngulës për shënimin e golit dhe këtë e arritën në minutën e 18-të.

Ishte mesfushori holandez, Arjen Robben që shënoi një gol të mrekullueshëm nga krahu i djathtë duke mposhtur portierin mysafir Diego Benaglio.

Vetëm katër minuta më vonë, Bayerni arriti ta dyfishoi epërsinë nëpërmjet sulmuesit polak Robert Leëandoëski i cili shënoi lehtësisht nga afërsia.

Pas dy golave të shpejtë në pjesën e parë, rekordmenët kanë shënuar edhe të tretin 15 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Sulmuesi gjerman, Thomas Muller goditi fuqishëm nga jashtë zonës së 16 metërshit, ndërsa topin në portë e devijoi Robert Leëandoëski për 3-0.

Ndërkohë golin e katërt në këtë takim e shënoi sulmuesi gjerman, Thomas Mulller.

Për 5-0 u përkujdes braziliani Douglas Costa që shënoi në minutën e 86-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitore të rëndësishme, Bayerni kthehet në krye të Bundesligës me 33 pikë të tubuara.

Dortmundi barazoi 1:1 me Kolnin e Mërgim Mavrajt, kurse Red Bull Leipzig pësoi humbjen e parë. Ata u mposhtën 1:0 nga Ingolstadt në udhëtim.