Batatina: Ishim më të mirë se sa Feronikeli, faulli tek goli nuk ekzistoi

Tahir Batatina thotë se skuadra e tij luajti më mirë se sa Feronikeli, përkundër humbjes 1:0 në derbin e ndeshjeve të sotme të Vala Superligës.

Skuadra e tij u mposht me autogol në minutën 90.

“E menaxhuam ndeshjen mirë, u mbrojtëm mirë taktikisht, Feronikeli fitoi me fat edhe me ne, edhe me Dritën. Feronikeli s’po luan mirë, po i ndihmon fati. Faulli nuk ishte, gjyqtari gaboi. Ne ishim më të mirë se Feronikeli, por ky është futbolli. Ka ende ndeshje, përkundër faktit që 89-shi është shkëputur. Ne jemi në gjendje më të mirë se Feronikeli, pasi që jemi në garë edhe në Kupë”, tha trajneri i Llapit, Tahir Batatina për Super Sport Kosova, raporton Gazeta Olle.