Ballkani synon të transferojë lojtarin e Prishtinës

Ballkani ende nuk e ka mbyllur kuletën në afatin kalimtar të dimrit.

Klubi, ndër më aktivët këtë dimër, këtë herë ka hedhur sytë nga Prishtina.

Ata po kërkojnë një mbrojtës të majtë, dhe më ideali për ta është Gentrit Dumani, mëson “GazetaOlle.com”.

Suharekasit po e kërkojnë që të paktën ta transferojnë në formë huazimi.

Për shkak të konkurrencës, Dumani pati pak hapësirë në 11-shen e parë, në stinorin vjeshtor.

GentritDumani

Prishtina - Drenica prishtina