Azdren Llullaku zbulon golat dhe synimet me Gaz Metanin (FOTO)

Njeriu që po çmend kampionatin rumun me gola, Azdren Llullaku, zbulon synimet e tij dhe të skuadrës.

Ai me Gaz Metanin kryeson renditjen e kampionatit elitar të Rumanisë, derisa vetë po ashtu është i pari në listën e shënuesve.

16 gola në 20 ndeshje, tregojnë bilancin fantastik të lojtarit me prejardhje nga Kosova.

“Jam shumë i kënaqur me formën që po kaloj. Golat po e ndihmojnë ekipin të fitojë pikë dhe kjo është më e rëndësishmëja”, deklaroi Llullaku ekskluzivisht për “GazetaOlle.com”.

“Shpresoj se do të vazhdojë me gola. Primare për mua është të ndihmojë ekipin, por nëse vjen edhe goli, ësthë edhe më mirë”, shtoi ai.

llullaku

Gaz Metan kryeson rentijen me 37 pikë, aq sa kae dhe Steaua, të cilën duket se e kanë konkurrentin më të fortë në luftë për titull të kampionit.

I pyetur nëse e synon “Këpucën e Artë” në Rumani, ai tregohet modest: “Nuk është objektivi im, nuk e mendoj kurrë. Synimet e mia janë të arrijmë Play Off-in me skuadrën”.

Forma e mirë e tij bëri që Azdreni të rikthehet në Kombëtaren shqiptare pas disa vitesh mungese, derisa golat e shënuar në vjeshtë, mund ta largojnë në dimër ose verën e ardhshme në njërin nga top-pesë kampionatet më të forta në Evropë. /Olle

llullaku