Arianit Ahmeti tregon pse dëshiron të marrë drejtimin e FFK-së, tregon edhe “dallaveret” me bileta

Ish-zëdhënësi ligjor i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, ka folur rreth situatës së re të krijuar në institucionin drejtues të futbollit kosovar.

Duke folur në “Dueli Sportiv”, Ahmeti deklaroi që Kuvendi Zgjedhor duhet të mbahet më 2020, përcjellë Gazeta Olle.

Ai u shpreh që dëshiron të rikthejë stabilitetin në FFK.

“Disa klube, disa delegatë, më kanë kërkuar informata për mandatin aktual të kryetarit të FFK-së. Ata kanë kërkuar sqarime me dokumente”, deklaroi Ahmeti.

“Kuvendi Zgjedhor duhet të mbahet çdo katër vjet. Do të duhej të mbahej në vitin që po vjen, 2020. Ma gjeni një federatë që ka zgjedhje çdo dy vjet?”.

“Unë flas vetëm me rregullore. Më kanë quajtur puçist. Nuk jam pucist. Unë dua të rikthejë stabilitetin në FFK”.

“Unë ju siguroj që Kuvendi Zgjedhor do të mbahet. Fushata ka filluar”.

“Vetëm 2939 bileta janë shitur online ndaj Anglisë, ose vetëm 15% e biletave. 7783 bileta janë marrë me porosi nga FFK derisa 1883 janë dhënë falë”, theksoi ai. /Gazeta Olle/