Alban Bushi zbulon listën e U-21, fton talentë tjerë nga Kosova

Trajneri i U-21, Alban Bushi, ka bërë publike sot listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Maltës, ku do të fillojë edhe puna me ciklin e futbollistëve të datëlindjes 1998-1999 të cilët do të formojnë grupin kryesor të lojtarëve për kualifikueset e Europianit.

Në listë gjenden 7 lojtarë nga kampionati shqiptar: Selmani dhe Mersinaj të Laçit, Dajsinani i Skënderbeut, Kallaku i Teutës si dhe Mala e Hebaj të Partizanit. Ndërkohë, është ftuar nga Apolonia edhe mbrojtësi i ri Eljon Sota, i cili më parë nuk ka qenë pjesë e asnjë prej përfaqësueseve të moshave ndonëse edhe vitin e kaluar luante rregullisht me fierakët në Kategorinë e Parë.

Në listë ka shumë emra të rinj edhe sa u përket prurjeve nga jashtë Shqipërisë si portieri Hoxha i Vintertur, mbrojtësi Dzemaili i Radnik, mesfushori Fazliu i Rabotniçkit, mesfushori Lleshi i Leganes e sulmuesi Loshi i NAC Breda.

Një tjetër talentë nga Kosova është ai i Inter Turkus, Albion Ademi.

Shqipëria U21 luan ndaj Maltës më datë 16 dhe 19 nëntor, të dy ndeshjet në vendin tonë, përkatësisht në “Selman Stërmasi” dhe “Loro Boriçi”.

bushilista bushii