Ahmed Januzi përshëndetet me Prishtinën

Ahmed Januzi nuk është më pjesë e Prishtinës.

Sipas burimeve të Gazeta Olle pranë lojtarit, sulmuesi i njohur është përshëndetur sot me klubin dhe prej tani është lojtar i lirë.

Siç mësohet, kërkesa e tij nuk është pranuar nga Prishtina.

Januzit i kishte përfunduar kontrata dhe kërkesa e tij për rinovim ka qenë e papërballueshme për një klub siç njihet Prishtina, që nuk kursen siç bëjnë klubet tjera.

Olle ditë më parë raportoi se Januzi do të transferohet tek Drita, nga e cila ka ofertë, por në fund është shfaqur edhe Llapi.