Agron Mustafa i quan drejtuesit e Prishtinës, fulliranta (FOTO)

Drejtori i VALA-s, njëherit anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-s, Agron Mustafa, i është bashkangjitur tifozëve Plisat, të cilët akuzuan drejtuesit e klubit pas humbjes 5:0 të Prishtinës, në debutim në Ligën e Evropës.

Bardhekaltërit u mposhtën nga suedezët e IFK Norrkopingut, të cilët të gjithë golat i shënuan në pjesën e parë.

Mustafa i ka quajtur drejtuesit e klubit, “fullirant”, e që me drejtimin e tyre nuk priten rezultate tjera nga Prishtina.

“Sekret publik tashmë, për aq kohë sa “KF Prishtina” ka menaxhmentin aktual ‘follirant’ vështirë të besosh që do të kemi rezultate më ndryshe! Gjenerata ime jemi krenuar me Prishtinën, lojën dhe rezultatet e klubit. Ikni e leni hapësirë për të rinjtë të and’rrojnë e të kenë inspirim KF Prishtinën”, ka shkruar Mustafa në Facebook, raporton Gazeta Olle.

folliranta

Plisat_Norrkoping

Plisat_Norrkoping1