Emery jep lajmin e keq: Xhaka mund të mos luajë më fare për Arsenalin

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka treguar se futbollisti kosovar, Granit Xhaka mund të mos luaj më për Arsenalin.

Xhaka po ashtu nuk do të luaj këtë fundjavë dhe i ka treguar trajnerit se nuk është i gatshëm që të rikthet.

Emery konfirmoi: “Ai më tha që nuk është ende në dispozicion dhe nuk e di nëse ai do të luajë përsëri”.

Andaj Emery ka treguar se janë duke e shqyrtuar mundësin që ta shesin futbollistin në afatin kalimtar të janarit.

Ai mund të transferohet në Itali.