25 % e biletave në stadium u takojnë shqiptarëve

Kampionati Europian po pritet me interes tek shqiptarët kudo që jetojnë e shumë prej tyre do kenë mundësinë ta ndjekin skuadrën e tyre nga stadiumi.

Siç dihet, tifozët kuqezi do kenë të drejtë në çdo ndeshje të kenë në dispozicion 25% të kapacitetit të stadiumit, që në gjuhën e shifrave do të përkthehej në të paktën 40 mijë ndjekës në tri sfidat e grupit.

Nëse Shqipëria do të luante një ndeshje në Paris ku kapaciteti i stadiumit është 80 mijë vende, shqiptarët do të kenë në dispozicion 20 mijë bileta.

Pra, kombëtares sonë duket se nuk do ti mungojë mbështetja, e të gjithë që tani duhet të mendojnë për të bërë tyren të paktën një biletë, për të përjetuar live emocionet e një ndeshjeje të Europianit të parë që luan Shqipëria.