Martohet Benjamin Kololli

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli i ka dhënë fund sonte beqarisë.
Ai është martuar me vajzën nga Peja, Labentina Imeraj.

Edhe pse Kololli është munduar që ta mbajë jashtë vëmendjes mediatike martesën e tij, Indeksonline ka siguruar disa pamje nga dasma e tij që po mbahet në një restaurant në Komoran.

Në dasmën e tij janë të ftuar familjarë e miq, por natyrisht nuk mungojnë edhe futbollistët e Kosovës.

Florent Hadërgjonaj, Mirlind Kryeziu, e Hekuran Kryeziu kanë ardhur enkas nga Zvicra për të nderuar Kolollin me rastin e martesës.