Vazhdojmë me fitore

Skuadra e Sigal Prishtinës është duke kaluar formë të shkëlqyer që nga ardhja e trajnerit Antonios Constantinides duke mos pësuar asnjë humbje që nga ardhja e tij.

Trajneri qipriot në një prononcim për GazetaOlle.com tha se nuk ishte fare e lehtë të arrihen 22 fitore radhazi.

“Padyshim që është e vështirë por jam i lumtur për këtë”, u shpreh Constantinides.

Ndryshe trajneri i prishtinasve, shpreson të vazhdojnë me këtë formë edhe në ndeshjet e tjera. “Objektivi ynë është të vazhdojmë pa humbje”, deklaroi Constantinides.

Trajneri që trofeunë e parë me ekipin e Prishtinës e fitoi atë të Kupës së Kosovë, ka treguar edhe synimet që ka këtë edicion. “Jemi në luftë edhe për dy trofe të tjerë dhe besoj se do të arrijmë të dalim fitues”, përfundoi Constantindes./Olle