Befasi në formacionet zyrtare: Real Madrid – Roma

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Real Madrid – Roma. Real Madrid dhe Roma kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre kthyes në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Reali e kishte fituar 2:0 ndeshjen e parë në Olimpico dhe sonte mund të sigurojnë çerekfinalen nëse nuk humbasin më me shumë se 2 gola dallim.

Real: Navas; Danilo, Pepe, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric, James; Bale, Ronaldo

 

Untitled