Përfundojnë ndeshjet në Gjilan e Kastriot, triumfojnë Gjilani e Ferizaj

Me dy ndeshjet e ditës së sotme është mbyllur xhiroja e parafundit në Ipko Superligën e Kosovës.

Në Gjilan, Gjilani ka mposhtur Lirinë me rezultat të thelle 4-0 me golat e Keita Razak, një të Fiton Hajdarit dhe një tjetër të Ansi Nikës.

Kurse në Kastriot, Ferizaj ka siguruar edhe matematikisht Superligën me fitoren kundër Kekut me rezultat 2-5.

Golat për Ferizajn i kanë shënuar Dardan Çerkin, Ermal Krasniqi, Blerton Mehmeti, Qendrim Dautaj, dhe Ylber Luma.

Kurse për Kekun kanë shënuar Isa Eminhaziri dhe Leonat Vitija.